12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Sabrina Carpenter, artistja e parë femër që arrin të thyejë rekordin e The Beatles për…

- Advertisement -

Artistja e njohur, Sabrina Carpenter ka hyrë në historinë e listës së klasifikimit të këngëve në Mbretërinë e Bashkuar. Carpenter është bërë artistja e parë femër që mban njëkohësisht vendin e parë dhe të dytë në tabelën e këngëve për tre javë rresht, sipas Official Charts Company.

Kënga e fundit e këngëtares “Please Please Please” vazhdon të kryesojë listën, ndërsa hiti i saj i mëparshëm “Espresso” mbetet në vendin e dytë. Kjo arritje e vendos Carpenter në të njëjtin nivel me The Beatles, të cilët e realizuan këtë renditje në tabelë në vitet 1960. Ndërkohë, të vetmet artiste të tjera femra që kanë mbajtur dy vendet e para njëkohësisht janë Madonna në 1985 dhe Ariana Grande në 2019, por Carpenter është e para që e bën këtë për tre javë rresht.

Të dy këngët më të mira të top-listave të Carpenter do të shfaqen në albumin e saj të ardhshëm, “Short ‘n Sweet”, i cili do të publikohet në muajin gusht. Veçanërisht, videoklipi për “Please Please Please” ka grumbulluar tashmë mbi 44 milionë shikime në platformën e YouTube, ndërsa “Espresso” ka gati dy herë më shumë.

Në videoklipin e “Please Please Please” interpreton edhe i dashuri i këngëtares Barry Keoghan duke shtuar edhe më shumë kureshtjen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit