19.2 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Sabri Hamiti publikon 3 libra të rinj, mes tyre “Maja” një dramë për “Operacionin Shigjeta” të Koshares

- Advertisement -

Shkrimtari kosovar, Sabri Hamit, ka publikuar tre libra të rinj. Njëri quhet “Maja”, i dyti që është libër me poezi “Prishtina Mon Amour” dhe librin e tretë “The Literary Canon”.

Muhamet Hamiti ka njoftuar se këto libra i ka botuar shtëpia botuese “Albas” e Tiranës.

Muhamet Hamiti ka dhënë detaje për përmbajtjen e librave, duke treguar se “Maja” është drama e transfiguruar e Agim Ramadanit dhe e Sali Çekajt, e një beteje (Operacioni Shigjeta, Koshare) dhe e luftës së tyre për liri, me ide dhe me armë.

Postimi i plotë

BOTOHEN TRE LIBRA TË RINJ TË SABRI HAMITIT

Shtëpia Botuese “Albas” e Tiranës i botoi këto ditë tre libra të rinj të Sabri Hamitit, poetit, kritikut, prozatorit dhe dramaturgut tonë. I Iindur më 10 maj 1950, shkrimtari ynë i shquar mbush sot 75 vjet.

“Prishtina ma amour” është një antologji e poezive të Sabri Hamitit si homazh për Prishtinën e tij e tonën, si topos të jetës e të kulturës, të dashurisë deri në dhembje personale dhe universale. Janë krijime poetike për fenomene e figura identitare të kryevendit tonë, në rrafshe aktuale dhe historike, lirike e metafizike. Poezitë janë botuar fillimisht në librat e tij poetikë “Trungu ilir” (1979), “Leja e njohtimit 1985” (1985), ”Kaosmos” (1990), “ABC” (1994), “”Melankolia” (1999), “Sympathia” (2004) dhe “Kukuta e Sokratit” (2018).

“Maja” është drama më e re Sabri Hamitit. E shkruar më 2007, e sheh dritën tash. “Dramë në tri akte e dy kohë”, vepra dramatike e tematizon luftën shqiptare për çlirim të Kosovës, e situuar në luftën dhe në pasluftën e vitit 1999. Artisti i kthyer në luftëtar e komandant, Uka, bie në altarin e lirisë, në Majë, me synimin që të mbërrinte në Burim. “Maja” e tematizon luftën e Kosovës të përthyer me fatet e familjes së kryeprotagonistit, të miqve e të bashkëluftëtarëve, të shoqërisë së pasluftës së Kosovës. “Maja” është drama e transfiguruar e Agim Ramadanit dhe e Sali Çekajt, e një beteje (Operacioni Shigjeta, Koshare) dhe e luftës së tyre për liri, me ide dhe me armë.

“The Literary Canon” [Kanoni letrar], vepra e tretë e Sabri Hamitit, që sapo doli nga shtypi, përfshin tekste të përmbledhura në anglisht të veprave kritike që ka botuar ai në këtë çerekshekull, nga “Bioletra” (2000), “Tematologjia” (2005), “Albanizma” (2009), “Utopia letrare” (2013), “Testamenti” (2018), “Enigma e poezisë” (2021), “Stilografia” (2021) dhe libri në botim “Kanoni” (2025). Kjo pjesë përbën pak a shumë gjysmën e parë të librit “The Literary Canon”. Në gjysmën e dytë botohet teksti “Letërsia shqipe në shekullin XXI”, një ligjëratë që akademik Sabri Hamiti e ka mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Sllovenisë në 25 tetor 2022. Pos në origjinalin shqip, teksti botohet edhe në përkthime frëngjisht dhe sllovenisht.

 

Të ngjashme

Të fundit