-4.5 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Sabri Fejzullahu shkruan për takimin me Kurtin: Dua ta falënderoj publikisht për këtë vizitë

- Advertisement -

Artisti Sabri Fejzullahu ka shkruar në Facebook për vizitën që ia bërë kryeministri Albin Kurti, në ditëlindjën e tij të 77-të.

Fejzullahu ka falënderuar publikisht Kurtin duke thënë ndër të tjera se “biseduam gjërë e gjatë për art, kulturë, këngë, filmi dhe shumë tema tjera që e bëjnë jetën, si familja e shëndeti. Ishte bisedë e ngrohtë, e hapur, me një respekt të ndërsjellë dhe me kulturë bashkëbisedimi që zoti Kryeministër e posedon si një intelektual i mirëfilltë”.

E plotë:

Ashtu siç janë protokolet shtetërore, isha paralajmëruar pak ditë më parë vizitë, por trokitja në derë sikur erdhi befas…

Ishte i nderuari Kryeministër zoti Albin Kurti dhe stafi i tij. Kishte ardhur për t’më nderuar, për 77 vjetorin e ditëlindjes time, në shtëpinë time. Ashtu siç e dojnë zakonet shqiptare i mirëprita. Biseduam gjërë e gjatë për art, kulturë, këngë, filmi dhe shumë tema tjera që e bëjnë jetën, si familja e shëndeti. Ishte bisedë e ngrohtë, e hapur, me një respekt të ndërsjellë dhe me kulturë bashkëbisedimi që zoti Kryeministër e posedon si një intelektual i mirëfilltë. Andaj, nga zemra, dua t’a falënderoj publikisht për vizitë dhe respektin që ma dhanë Kryeminstri zoti Albin Kurti dhe stafi përcjellës. Faleminderit zoti Kurti.

Aty ku jeton kultura e arti, jeton edhe shpirti njerëzor.

Me respekt

Sabri Fejzullahu

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit