4.5 C
New York
Wednesday, February 11, 2026

Buy now

Sabri Fejzullahu për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin: Drita e syve tanë, dielli që na ngrohë, s’kemi jetë pa ta

- Advertisement -

Këngëtari Sabri Fejzullahu ka mbështetur marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“A thu ka diku njeri në botë këtë protestë me datën 17, kjo nuk diskutohet, të mos dalësh të protestosh për çlirimtarët, për ata që e kanë dhënë jetën për këtë liri që e kemi. Është diçka e pa imagjinuar. E di që ku rreh zemra shqip e çdo shqiptar, e di që dalin”, tha Fejzullahu.

Ai tha se është tmerruar kur ka kuptuar se Prokuroria ka kërkuar nga 45 vite për secilin nga ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Po gjykohen në Hagë, dhe kur e dëgjova që 45 vite, thash sigurisht është ndonjë lojë, sinqerisht, se është e pamundur, ose thash për të katërt 45 vite, por prap shumë. Por pastaj e pashë çka shkruante dhe tmerrova disi, se ata janë drita e syve tanë, ata janë dielli që nga ngrohë qe sa vite prej se kemi liri, ata janë sikur uji, dielli, që s’kemi jetë pa ta”, ka thënë Fejzullahu në T7.

Të ngjashme

Të fundit