![Sabiani zbulon si reagon kur Keisi blen çantë 500 euro Sabiani zbulon si reagon kur Keisi blen çantë 500 euro](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/07/FB_IMG_1689684632239.jpg)
Këngëtari i dashur për publikun, Sabiani, është mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale. Madje ai poston herë pas here video të ndryshme në “TikTok”, të cilat marrin menjëherë vëmendjen e fansave.
E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme. Ai ka postuar një video ku tregon se si reagon kur vajza e tij, Keisi Medini, i thotë se ka blerë një çantë të re.
“Ik, ik nga gjyshja. Plehrë, nga ngjave ti racë m*ti”, dëgjohet të thotë në videon, ku në fund Sabiani shfaqet duke qeshur.
Ndërkohë krahas videos këngëtari i njohur ka shkruar: “Kur Keisi thotë e bleva këtë çantën lirë fare, 500 euro”.
Kjo nuk është video e parë që Sabiani poston në “TikTok” për Keisin, por që të gjitha kanë qenë me sens humori.