-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Sa ushtarë serbë u vranë nga “Shigjeta”, Sylejmani: Ata thonë 50, por janë më shumë

- Advertisement -

Rifat Sylejmani, ish-shefi i Operativës, G-3, tha se gjatë operacionit “Shigjeta” mbetën të vrarë shumë pjesëtarë të ushtrisë serbe.

“Për forcat serbe kemi nxjerr informacionet dhe numri i atyre që kanë marrë pjesë në mbrojtje kurse ne kemi sulmuar, kanë qenë diku 14 mijë ushtarë të ushtrisë jugosllave, 550 oficerë, 450 nënoficerë dhe rreth 2 mijë vullnetarë”, tha Sylejmani në Pressing te T7.

“Ka pasur bombardime edhe nga NATO. Kanë pasur humbje të mëdha edhe nga forcat tona. Sipas deklarimeve të tyre, që ne i dyshojmë ata shprehen se ishin 50 të vrarë”, shtoi ai.

Por ky numër, Sylejmani beson se nuk është i vërtetë.

“Ky numër besojmë se është më i madh se vazhdimisht kemi pasur luftime të drejtpërdrejta”, tha Sylejmani.

Ndërkohë, Sylejmani tha se nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetën të vrarë 18 ushtarë.

“Të bësh sulmin për 17 ditë dhe të kesh vetëm 18 dëshmorë nuk ka ndodhur kurrkund”, tha Sylejmani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit