Edhe pse mund të ekzistojnë këndvështrime të ndryshme, duke u nisur nga ajo se çfarë flokësh kemi, çfarë lloji të lëkurës kemi, dhe sa herë duhet bërë dush.
Të bërit dush më shumë seç duhet, mund të shkaktojë efekte negative tek flokët, siç mund të jetë dëmtimi i majave, ndërsa përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike mund të grumbullojë gradualisht një tepricë kimikatesh të dëmshme.
Sipas një sondazhi të realizuar vitin e shkuar, 4 në 5 femra nuk lahen çdo ditë, ndërsa një pjesë deklaruan se mund të qëndronin edhe 3 ditë pa bërë dush.
Një tjetër studim, realizuar nga shkencëtarë në Universitetet e Manchester, Edinburgh, Lancaster dhe Southampton, dolën në konkluzionin se tre e katërta e të intervistuarve bënin dush të paktën 1 herë në ditë.
Pyetja që shtrohet është, nëse po laheni më shumë se që duhet dhe a ka një numër “të duhur” dushi që duhet të bëjmë gjatë javës?
Sipas Profesorit Stephen Shumack, president i “Australasian College of Dermatologist”, duhet të laheni kur është e nevojshme.
“Ideja e të bërit dush çdo ditë është kthyer në një gjë të zakonshme vetëm gjatë këtyre 50 – 60 viteve të fundit”. Presioni për ta bërë këtë, është në fakt presion social, sesa një nevojë reale. Është bërë popullore për shkak të nevojës së shoqërisë për të mbajtur erë të mirë. Në fakt, janë vetëm gjëndrat në sqetulla dhe ije që prodhojnë erë trupi”.
Shumack shprehet gjithashtu se, një dush me ujë të ngrohtë çdo ditë mund të shkaktojë më shumë probleme sesa mendoni, pasi i heq lëkurës vajrat natyrale që prodhon trupit për të mbrojtur qelizat e lëkurës.
Kjo, sipas ekspertit, e dëmton lëkurën dhe e bën atë më të prekshme nga bakteret dhe viruset, duke çuar në probleme si irritime, kruarje, tharje të saj dhe në një stad më të agravuar, në shfaqjen e ekzemës.