Home Lajme Sa shpenzuan institucionet për festat e fundvitit

Sa shpenzuan institucionet për festat e fundvitit

0
Sa shpenzuan institucionet për festat e fundvitit

Festave të fundvitit, rëndësi i kushtojnë edhe institucionet publike.

Qoftë me dekore të hapësirave të tyre apo me dhurata për fëmijë të kategorive të ndryshme.

Institucioni i Presidencës, ka ndarë para për ndriçimin dhe dekorimin e oborrit dhe hapësirave të saj, për festat e fundvitit.

Dyfishin e parave, mbi 12 mijë euro, bleu dhurata për festat e fundvitit, për fëmijët e SOS Fshatit, Doën Syndrome Kosova, fëmijët me autizëm, shtëpitë e të moshuarve, strehimoret për mbrojtje të grave dhe fëmijëve si dhe grupet tjera.

Shumë të përafërt ndau edhe Ministria për Komunitete dhe Kthim.

Me afro dhjetë mijë euro, planifikohet blerja e dhuratave për fëmijët e komuniteteve jo shumicë.

Për qëllim të njëjtë, një shumë nga  buxheti e ndau edhe Ministria e Shëndetësisë.

Fëmijëve të Klinikave të QKUK-së, u bleu dhurata për festa të fundvitit, që i kushtuan mbi 1 mijë euro.

Të pakategorizuar janë fëmijët që do të marrin dhurata nga Policia e Kosovës.

Për këto janë destinuar 2 mijë e 550 euro.

Ministria në kuadër të së cilës hynë edhe Policia e Kosovës, ajo e Punëve të Brendshme, afro 1 mijë euro i ka ndarë për dhurata për festat e fundvitit.

Disa ministri janë kufizuar vetëm në dekorime të hapësirave të tyre.

Nën vlerën e 1 mijë eurove, për dekor shpenzuan Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Arsimit.

Exit mobile version