Influencuesja e njohur, Sarah Berisha, ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, në Top Channel.

Në një moment gjatë intervistës, Einxhel Shkira e ngacmoi atë duke e pyetur në lidhje me llogarinë e saj bankare.

Ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP” u shpreh se fiton mjaftueshëm sa për t’i plotësuar vetes gjërat e saj. Ajo shtoi se e ka nisur punën në “Instagram” shumë vite më përpara, por pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, çmimet kanë ndryshuar.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Duke qenë se punon nëpërmjet “Instagram”-it më shumë se çdo apësire tjetër, je shprehur dikur që nuk ke nevojë të bësh punë të tjera se të ardhurat që sjell “Instagram”-i janë mjaftueshëm të larta. Kështu që ajo që dua të di si kunatë është me sa shifra e ke zeron në llogarinë bankare?

Sarah: Sa e poshtër që je

Einxhel: Ta di sa lek ka kjo, të di pastaj nga Dagz se sa lek ka PM, të bëj llogarinë. Kunatë pra kunatë

Sarah: Moj si s’të kam pyetur, sa e ke rrogën këtu?

Einxhel: Zemra unë nuk kam rrogë. Këtu në Top Channel? Nuk më lënë ta them, rrogat e tjera i them

Sarah: Për pjesën e fitimit unë e kam thënë edhe më përpara, unë punë e “Instagram”-it e kam nisur shumë vite më përpara, patjetër që pas daljes nga Big Brother, shikueshmëria ka qenë më e lartë¸ pjesa e çmimeve. Fitoj mjaftueshëm për t’i plotësuar vetes ato gjërat që unë kam.