Turneu, i cili u luajt për herë të parë në vitin 1916, Kupa e Amerikës ka nisur edicionin e tij të 48-të nga 20 qershori me 16 ekipe që kërkojnë të bëhen kampione të kompeticionit.
Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (Conmebol) do të paguajë gjithsej 72 milionë dollarë për 16 skuadrat që do të shkojnë për titullin në turne, nga të cilat secila skuadër do të marrë 2 milionë dollarë.
Për nënkampionen e “Copa America 2024” do të ketë një çmim prej 7 milionë dollarësh, ndërsa kampioni do të përfitojë 16 milionë dollarë, i cili do të shpërndahet mes lojtarëve, shkruan Marca