Gjumi mbetet një mister, pavarësisht se sa thelbësor është ai për shëndetin tonë. Shumica prej nesh kalojnë rreth një të tretën e jetës sonë duke fjetur, por mund t’ju duhen më shumë ose më pak se tetë orë në natë.
Ja çfarë thonë shkencëtarët dhe mjekët e gjumit për sa duhet të flini.
“Arsyet nuk janë plotësisht të qarta, por është diçka thelbësore që ne të gjithë e bëjmë”, thotë Dr. Rafael Pelayo, një specialist i gjumit në Universitetin Stanford.
“Diçka e jashtëzakonshme ndodh kur fle. Është forma më e natyrshme e kujdesit për veten që kemi. Shumica e njerëzve flenë nga shtatë deri në nëntë orë, dhe kjo kategori paraqet problemet më të pakta shëndetësore”, sipas Molly Atwood, një specialiste e mjekësisë së gjumit.
“Sapo njerëzit flenë më pak se gjashtë orë ose më shumë se nëntë orë mesatarisht, rreziku i problemeve shëndetësore rritet, tha Atwood, por çdo person është i ndryshëm. Kur llogaritni numrin e orëve të nevojshme të gjumit, është e rëndësishme të merrni parasysh cilësinë e atij gjumi”, thotë Pelayo.
Fondacioni Kombëtar i Gjumit rekomandon që shumica e të rriturve midis moshës 26 dhe 64 vjeç të flenë nga shtatë deri në nëntë orë.