8.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Sa më të moshuar, aq më pak gabojmë? Gabim!

- Advertisement -

Në të vërtetë, teksa bëhemi më të moshuar dhe më të mençur, ne shpresojmë se do të përjetojmë më shumë sukses, duke bërë më pak gabime. Njerëzit e suksesshëm, megjithatë, nuk e shohin jetën në këtë mënyrë.

Në vend të kësaj, ata rezikojnë që të bëjnë gabime, duke përqafuar ndryshimin dhe sfidën. Shumë njerëz të jashtëzakonshëm, në fakt, kanë ndërmarrë rreziqet më të mëdha, në një moshë që shumë prej nesh do ta mendonim si shumë vonë për të provuar.

Për shembull, Gëte shkroi Faustin në moshën 82 vj8ec; Verdi kompozoi Othellon në moshën 72 vjeç; Mikelanxhelo filloi punën në bazilikën e Shën Pjetrit në moshën 70 vjeç; dhe Benjamin Franklini ndryshoi karrierën për t’u bërë kreu i Pensilvanisë në moshën 79 vjeç.

Njerëzit e suksesshëm supozojnë se jeta është një proces provo-dhe-gabo. Ne vazhdojmë të mësojmë dhe eksperimentojmë, dhe kështu bëjnë gabime, deri kur marrim frymë për herë të fundit. Mendoni këto thënie:

Udhëtimi shpirtëror është një udhëtim ku vazhdimisht biem me fytyrë përtokë, ngrihemi, pastrohemi, shohim butë-butë Zotin, dhe pastaj hedhim një tjetër hap – Aurobindo

Suksesi është të kalosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziasmin – Winston Churchill

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit