12.6 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Sa litra karburant shpenzoi kryeministri Albin Kurti për 9 muaj?

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti në muajin maj hspenzoi 183 litra karburant, në prill 462 litra, në maj 336 litra e në qershor 493 litra.

Kjo është ndër rastet  e para që po shfrytëzonte veturën e qeverisë.

Por, këto vetura e mbrojtjen e afërt, Albin Kurti tash i ka çdo dite, që nga marrja e pozitës se kryeministrit në vitin e kaluar.

E harxhimet e veturës me të cilën lëvizë kryeministri dhe ato te pjesëtarëve të tjerë të kabinetit të tij, nga dokumentet brenda zyrës së Kurtit, rezultojnë të ndryshme nëpër muaj.

Në korrik, duket se Kurti nuk kishte përdorur shumë veturën, pasi që ka shpenzuar 227 litra. Megjithatë në gusht e shtator shpenzimet dyfishohen, pasi që njërin muaj ka të shpenzuara 485 litra karburant e në tjetrin 579.

E rekordin e tij në shpenzim të karburantit, kryeministri e theu ne tetor te 2021, me plot 842 litra të shpenzuara. Gjersa në nëntor shpenzimet i bien në 323 litra.

Nga Zyra e Kryeministrit nuk dhanë statistika edhe për dy muajt e fundit të vitit.

Sidoqoftë, nga të dhënat e siguruara, përllogaritjet tregojnë se vetura e kryeministrit dhe ato të mbrojtjes së tij të afërt, për 9 muaj harxhuan 3.932 litra karburant.

Si Kurti nuk shpenzuan edhe këshilltaret dhe stafi i kryeministrit. Ata qe nga prilli i vitit 2021 e deri tek janari i këtij viti, shpenzuan 2,390 litra. Muaji që kishin shpenzuar më së shumti ishte janari i vitit 2022, plot 359 litra.

Kurse, zv/kryeministri i parë Besnik Bislimi, gjatë kësaj periudhe ka shpenzuar vetëm 824 litra karburant. E ndonëse mbajnë pozitë të njëjtë në qeveri,  Emilja Rexhepi shpenzoi katërfish më shumë se kolegu i saj Bislimi.

Ajo ka harxhuar 3648 litra, e ne muajin qe shpenzimet i kishte me te larta, ishte dhjetori i vitit 2021, me 481 litra.

Ndersa vetëm stafi i zv/kryeministres Rehxepi numëron te shpenzuara plot 2.069 litra karburant gjate 11 muajve.

Ne total shpenzimet e kryeministrit Albin Kurti, dy zv/kryeministrave Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi, dhe stafit e këshilltarëve të Kurtit e Rexhepit, kapin shifrën e 12.863 litra karburant te harxhuara brenda 11 muajve.

Respektivisht, nga muaji mars i vitit 2021 e deri ne muajin janar te vitit 2022.

Ditë më parë u raportua edhe për shpenzimet e karburantit nga ana e deputetëve, te cilët u kritikuan për shpenzime te larta ne karburante. /T7/

VIDEO

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit