Të famshmit vetëm pasurohen.
Ka mjaft mënyra tashmë: profesioni, rrjetet sociale, sponsorët. Por, edhe fotot…

Mundësitë për ta parë nga afër artisten shqiptare, Dua Lipën, nuk janë të lehta.
Për ta takuar Dua Lipën në prapaskenë kushton jo më pak se 1842 funte (2200 euro).

Fansat paguajnë për një ftesë në një “festë shtëpie” para shfaqjes së mbajtur në vendin e koncertit.
Paketa përfshin një mësim kërcimi nga një koreograf profesionist, akses në një skuadër të grimit dhe një fotografi me vetë yllin me prejardhje shqiptare, Dua Lipën.