Disa herë për çështje të njëjtë, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese veç e veç.
Që nuk janë të bashkuar në disa çështje e thotë edhe vetë ata.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri tha që mungesa e unitetit të subjekteve opozitare, bëri që mosdekretimi i kryeprokurorit të ri të shtetit të mos mund të dërgohej që ta kalonte filtrin e Kushtetueses.
Nga LDK, thonë se opozita është njëzëri për shumicën e çështjeve me interes kombëtar, por që ka raste edhe kur qëndrimet e tyre dallojnë.
E mosuniteti opozitar, sipas analistit, Fidan Ukajt, është rezultat i garës mes partive opozitare.
Vazhdimisht ka pasur kritika për mosbashkëpunimin mes partive opozitare.