0.4 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Sa janë të efektshme vendimet e Qeverisë Kurti 2, para formimit të Qeverisë së re?

- Advertisement -

Janë bërë dy javë që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Të premten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet preliminare për subjekte politike, por edhe për deputetë.

Ani pse nuk është formuar ende Qeveria e re, ajo që qeverisi për katër vite është ende në detyrë.

Por kjo nuk po shihet se mund të ketë ndikim në marrjen e vendimeve nga ekzekutivi.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Qeveria është brenda mandatit të saj sepse nuk ka të bëjë me Qeveri në dorëheqje.

“Dhe përkundër faktit që janë mbajtur zgjedhjet Qeveria ende është në mandatin e saj, nuk kemi të bëjmë me një Qeveri e cila është për shembull në dorëheqje dhe përderisa Qeveria është brenda mandatit të saj atëherë sipas Ligjit për Qeverinë nuk ka ndonjë kufizim në lidhje me vendimet të cilat mund ti marrë gjatë kësaj periudhë kohore”, tha Shala.

Kurse Kenan Gashi tregon se bazuar në të kaluarën, Qeveritë kanë marrë vendime të cilat ishin me kosto të lartë financiare.

Sipas tij, duhet patur kujdes në vendimet nga koha e shpalljes së zgjedhjeve nga presidentja, deri në formimin e Qeverisë së re.

“Të iniciativave që kosto financiare dhe që luajnë një rol shumë të rëndësishme në vendimmarrje dhe këto vendime duhet të jenë jo të fuqishme në reputacionin e të ardhmes. Qeveritë që janë në detyrë besoj që nuk e dijnë se a do të jenë ata apo ai cabinet në të ardhmen ministër i atij dikasteri apo asaj Ministrie dhe kjo e krijon një natyrë të keqe në zbatueshmërinë e ndonjë vendimi që ka nxjerrë në atë periudhë”, tha Gashi.

Njohës të fushës thonë se afati kohor për formimin e Qeverisë së re mund të jetë fundi i marsit. /Tëvë1/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit