Në Kosovë janë ngritur çmimet e të gjitha produktet. Po ashtu, vazhdon ngritja e çmimeve të disa produkteve bazë.
Çmimet e prodhimeve dhe shërbimeve në Kosovë, si gjetkë në Evropë, kanë nisur të rriten vitin e kaluar. Fillimisht ka qenë pandemia e koronavirusit që ka shkaktuar çrregullime në tregje, e pastaj edhe lufta e Rusisë në Ukrainë, të cilës autoritet në Kosovë po i përgjigjen më ngathtësi.
Norma e inflacionit në Kosovë, në muajin gusht, ka arritur mbi 13 për qind, shkruan Periskopi.
Rritje të çmimeve kanë pësuar gati të gjitha produktet bazike, nga buka, vaji, sheqeri, mielli deri te pemët e perimet. Paga mesatare bruto në Kosovë është 484 euro, ndërsa pensionet sillen nga 100 deri në 265 euro.
Por, sa ishte inflacioni në 8 vitet e fundit?
Periskopi ka nxjerrë të dhënat nga ASK-ja.
Në vitin 2014, Inflacioni ( indeksi i çmimeve të konsumit) ishte 0, 4 për qind.
Në vitin 2015, inflacioni ishte – 0, 4 për qind.
Në vitin 2016 ishte 0, 3 për qind.
Në vitin 2017 ishte 1, 5 për qind.
Në vitin 2018 ishte 1.1 për qind.
Në vitin 1019 ishte 2, 7 për qind.
Në vitin 2020 kishte rënë në 0, 2 për qind.
Në vitin 2021 ishte regjistruar në vlerë prej 3, 4 për qind.
Ndonëse akoma nuk ka matje për shtatorin e këtij viti, është përllogaritu=r që ai ka arritur në rreth 19 për qind.
Çfarë është inflacioni?
Inflacioni – përqindja me të cilën rriten çmimet e mallrave dhe shërbimeve. Po kështu, ajo gjithashtu punon si një përqindje me të cilën paratë “fiat” humbasin vlerën e tyre. Për shembull, në vitet 1970 një filxhan kafe ishte 20 cent, sot – është 1.50 EUR. Për të njëjtën shumë parash tani mund të blini më pak mallra sesa mund të kishit blerë 50 vjet më parë, sepse kur çmimet rriten – dhe të gjithë e vërejmë këtë ndryshim – fuqia blerëse e parave zvogëlohet.
Inflacioni matet në indeksin e çmimeve të konsumit. Kjo tregon se sa para do të shpenzonte dikush këtë vit për të blerë të njëjtat produkte dhe shërbime si vitin e kaluar.