0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Sa i kushton Shqipërisë organizimi për Samitin e Procesit të Berlinit?

- Advertisement -

Samiti i 16 tetorit bashkë me organizimet paraprirëse në kuadër të tij i kanë kushtuar Shqipërisë 112 milionë lekë apo rreth 1,1 milionë euro.

Konkretisht, 61 milionë lekë të akorduara në muajin shkurt shkuan kryesisht për Ministerialin dhe Forumin Ekonomik, ndërsa 51 milionë i janë dedikuar vetëm ngjarjes të së hënës, që vjen në ambientet e reja të Piramidës.

Vendimet e publikuara në Fletoren Zyrtare tregojnë se paratë për këto shpenzime do të merren nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve janë për infrastrukturën e dedikuar, si pritëse ashtu edhe akomoduese të liderëve. Gjithashtu, një pjesë e parave shkojnë për sigurinë dhe ushqimet që do u shërbehen të ftuarve jo të zakonshëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit