28.4 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Sa i kushtoi divorci i parë miliarderit Jeff Bezos? Ish-gruaja e tij mori një shumë marramendëse parash

- Advertisement -

Jeff Bezos ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë për shkak të jetës së tij private. Martesa me Lauren Sanchez do të jetë martesa e tij e dytë, pasi ishte i martuar me MacKenzie Scott për më shumë se 25 vjet.

Divorci i themeluesit të Amazon.com Inc, Jeff Bezos, nga ish-bashkëshortja e tij MacKenzie Bezos, u finalizua asokohe nga një gjykatës në zonën e Seattle-it, duke i hapur rrugë MacKenzie-t të marrë aksione të Amazon në vlerë prej 38.3 miliardë dollarësh, raportoi asokohe Reuters.

Asokohe, kompania Amazon, kishte deklaruar në një raport zyrtar se 4 për qind e aksioneve të saj në qarkullim, ose 19.7 milionë aksione, do të regjistroheshin në emrin e MacKenzie Bezos pas miratimit gjyqësor të divorcit.

Kur çifti njoftoi ndarjen e tyre, kjo ngjalli shqetësime tek disa se Jeff Bezos mund të humbiste një pjesë të fuqisë së tij votuese në Amazon, ose se ai apo MacKenzie mund të shisnin një pjesë të konsiderueshme të aksioneve.

Jeff dhe MacKenzie u njohën në vitin 1992, kur të dy punonin në firmën e menaxhimit të fondeve investuese D. E. Shaw & Co në New York City, sipas New York Times. Ata më pas u bënë partnerë për më shumë se dy dekada, përpara se të ndaheshin dhe të vazhdonin me martesat e tyre të reja.

Dyshja u divorcuan në vitin 2019, dhe kanë mbetur në marrëdhënie të mira si bashkëprindër pas një ndarjeje miqësore.

Jeff Bezos dhe MacKenzie Scott kanë katër fëmijë së bashku, përfshirë djalin e tyre më të madh, Preston Bezos, dy djem të tjerë dhe një vajzë. Emrat apo datat e lindjes së tre fëmijëve të tjerë nuk janë bërë publike.

Miliarderi Bezos u martua për së dyti herë, dhe nuk dihet ende nëse ka nënshkruar një kontratë paramartesore, kontratë kjo që mbron pasurinë individuale të secilit në çift në rast se ndodh një divorc.

Të ngjashme

Të fundit