13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Sa filxhanë kafeje mund të konsumoni në ditë?

- Advertisement -

Shkencëtarët kanë shqyrtuar 740 studime për efektet e kafeinës tek njerëzit, ku kanë gjetur se konsumimi i 400 miligramëve, përafërsisht 4 filxhanë është limiti i sigurt për të rriturit.

Shpesh kafeina lidhet me efekte anësore të pakëndshme për shëndetin, por sipas studiuesve respektimi i niveleve (400mg) në ditë nuk ka efekte të dukshme negative.

Ekspertët paralajmërojnë se ata që e thyejnë kufijtë kanë një rrezik të shtuar për problem shëndetësore, duke filluar nga ankthi apo aritmia e zemrës.

Gjithashtu, studiuesit thonë se konsumimi i lartë i kafeinës në shtatzëni mund të çojë në lindjen nën peshë të fëmijës.

Megjithatë, jo vetëm kafja përmban kafeinë. Një filxhan çaj përmban 50mg, ndërsa një pije energjike Red Bull ka 80mg kafeinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit