-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Sa është i mundur realizimi i premtimeve të partive politike për rritje pagash?

- Advertisement -

“Në mandatin e radhës paga minimale do ta kemi programin super puna edhe për gratë, kurse paga minimale që e kemi ngritur në 350 euro, nga 130 e 170 sa e kemi gjetur  do të bëhet mbi 500 euro”, ka deklaruar kryeministri, Albin Kurti.

Ky është premtimi që kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti e dha të martën në Suharekë.

Por përveç Vetëvendosjes, për rritjes së pagës, qytetarët po mundohen t’i bindin edhe Lidhja Demokratike, Partia Demokratike  e AAK.

Por këto premtime kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusf Azemit, nuk është duke i besuar.

“Argumenti më i mirë është se këta deputetë janë ata të cilët punëtoret,15 punëtor në Kuvendin e Kosovës para syve të tyre defilonin këta deputet dhe asnjëherë nuk u morën me çështjet e tyre. Këta janë duke bërë një luftë për vetvete në asnjë rast nuk e  përmirësojnë pozitën ose kushtet e punëtorëve  duke u nisur nga e kaluara. Premtimi i pagës 500 euro është një rren e kulluar e tyre pasi që nga vitit 2011 vetëm në vitin e kaluar ndryshoi”.

Edhe për ekspertin e ekonomisë rritja e pagës minimale në 500 euro është e vështirë.

“Në qoftë se katër vite e kemi pasur koeficientin 105 euro,tek në vitin 2024 është miratuar një rritje 110 atëherë si mund të pritet që paga minimale të jetë 500 euro apo do të jetë më e lartë, pra është vështirë e realizueshme me ketë mungesë të dialogut publiko- privat,  me ketë mungesë të mbështetjes të sektorit privat”, ka thënë eksperti i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga muaji tetor paga minimale është 350 euro.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit