Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka vazhduar dëshminë dëshmitari i radhës i cili në pjesën më të madhe do të deklarohet në seancë të mbyllur.
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, pyetje interesante dje. Ai e ka pyetur dëshmitarin “Sa luftë anije dhe aeroplanë i kishte UÇK-ja?”.
Gjatë këtij momenti, Kadri Veseli nuk po e mbante të qeshurën.
Sa anije dhe aeroplanë kishte UÇK-ja në vitin 1999? Luftanije sa kishit?”, pyeti Emmerson.
Ndërsa dëshmitari u përgjigj: A e njihni Kosovën?
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish-deputetit kosovar, Rexhep Selimi, akuzohen për vrasje, torturë e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën midis viteve 1998–1999.
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës.