Rzon dhe Majk kanë prezantuar së fundmi një tjetër projekt të ri muzikor.
“Forca” mban titullin kënga që vjen me një interpretim të mahnitshëm nga Kastriot Rexha (emri i vërtetë).
Teksti është shkruar nga vet reperi me producim nga producenti Rzon.
Masterizimi ndërkohë u bë nga GKG me producent ekzekutiv, 2000 music.
Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Rzonit.
Të njëjtit tashmë kanë sjell bashkë edhe disa këngë të tjera si: “Karma” dhe “Pa marre”.
Besohet që edhe ky projekt do të pëlqehet e do të pritet mirë nga fansat e publiku.