Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka marrë besimin si kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar kolegët dhe bashkëpunëtorët për besimin e dhënë.
“Ju faleminderit të gjithë kolegëve bashkëpartiak për besimin e dhënë. Ne do të vazhdojmë përpara, çdo ditë dhe më të fuqishëm për të mirën e Junikut dhe të gjithë junikasve pa dallim. Shumë punë të mëdha janë duke u kryer çdo ditë mirëpo edhe shumë të tjera po presin për t’u kryer edhe në vijim. Prandaj të bashkuar do të vazhdojmë edhe më fuqishëm në të ardhmen me rezultatet e shkëlqyeshme të degës së LDK në Junik”, ka shkruar ai.