Kur Ruzhdi Kurtishaj sheh pasagjerët e Sharr Travel duke zbritur nga autobusi në stacionin e Prishtinës apo duke u nisur plot mall nga qytetet e Zvicrës, ai nuk sheh vetëm udhëtarë, ai sheh histori.
“Është një ndjenjë e veçantë,” thotë ai me emocion. “Sikur të nxjerrësh dikë prej shtëpisë e ta kthejsh në të” mw tutje vazhdon rrëfimin ai.
Në secilën valixhe që mbërrin, ka më shumë se rroba – ka dhurata, kujtime, mall për prindërit, takime që priten me lot e përqafime.
Në çdo buzëqeshje të një udhëtari, në çdo hap që zbret nga autobusi, Ruzhdi Kurtishaj e ndjen kuptimin e vërtetë të asaj që ka ndërtuar: një urë mes mërgatës dhe Kosovës, raporton Front Online.
Nga një autobus i vetëm te kompania më e madhe turistike në Kosovë
Rruga e Sharr Travel nisi me një ide të thjeshtë, por të fuqishme, t’u ofrojë bashkatdhetarëve një lidhje të sigurt, të rehatshme dhe emocionale me vendlindjen. Sot, Sharr Travel është kompania më e madhe turistike në Kosovë, me dhjetëra autobusë modernë, me dhjetëra linja të përditshme e me mijëra udhëtarë që çdo vit i besojnë udhëtimin jetësor kësaj kompanie.
Ruzhdi Kurtishaj nuk është thjesht pronari. Ai është vetë rrëfimi i kompanisë: një njeri që ka kaluar çdo fazë të biznesit, nga shoferi te menaxheri, nga ëndërrimtari te lideri i vizionit.
Më shumë se një udhëtim është përkujdesje
“Për ne, udhëtimi nuk është vetëm transport. Është siguri, është komoditet, është respekt për njerëzit që kthehen në vendlindje pas muajsh a vitesh mungese.” – thekson Kurtishaj.
Sharr Travel ka ngritur standarde të reja në transportin ndërkombëtar, me autobusë modernë, me shërbime të personalizuara, me respekt maksimal për kohën dhe sigurinë e udhëtarëve. Qindra udhëtime nga Zvicra për në Kosovë dhe anasjelltas janë kthyer në rutinë të përditshme që sjell më shumë se njerëz: sjell mall, dashuri dhe jetë.
Viti 2026 një jubile krenarie
Viti 2026 shënon 30-vjetorin e themelimit të Sharr Travel një rrugëtim plot sfida, por edhe plot fitore. Tre dekada më parë, asgjë nuk ishte e lehtë. Ishte një kohë kur ideja për të ndërtuar një rrjet kaq të gjerë të transportit për diasporën shqiptare tingëllonte si ëndërr. Por sot, ajo ëndërr është realitet dhe emri “Sharr Travel” është sinonim i besimit dhe cilësisë, raporton Front Online.
Në këtë përvjetor jubilar, Ruzhdi Kurtishaj e sheh pas me krenari dhe përpara me vendosmëri: “Jemi më të përkushtuar se kurrë që ta forcojmë lidhjen mes Kosovës dhe mërgatës sonë. Bashkë e kemi ndërtuar këtë rrugë dhe bashkë do të ecim edhe për shumë dekada të tjera.”
Ky është rrëfimi i një njeriu që nuk ndërtoi vetëm një kompani, por ndërtoi një urë dashurie dhe kthimi. Ruzhdi Kurtishaj dhe Sharr Travel nuk janë thjesht pjesë e tregut turistik, por pjesë e shpirtit shqiptar që gjithmonë kthehet aty ku zemra rreh më fort: në vendlindje.