-0.7 C
New York
Sunday, January 12, 2025

Buy now

Rutte: Zbatimi i marrëveshjes dhe de-eskalimi i situatës duhet të bëhet nga të dyja palët

- Advertisement -

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë marrëveshjen bazë të arritur në Bruksel si dhe të dy palët duhet të punojnë për de-eskalimin e situatës.

Ai shprehu bindjen se do të arrihet deri de-eskalimi i situatës në veri, por tha se ende nuk kemi arritur atje.

Rutte në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Kurti dhe atë nga Luksemburgu tha se nga bisedat në Beograd dhe Prishtinë ka parë gatishmëri për qetësim të situatës, përcjell teve1.info

“Isha shumë i lumtur në shkurt me arritjen një marrëveshje bazë në Bruksel dhe atë të Maqedonisë Veriore, kur u vendos për implementimin e marrëveshjes. Por që nga atëherë janë rritur tensionet. Por duhet të fokusohemi për deskalimin në bazë të udhërrëfyesit të BE-së. Implementimi duhet të bëhet nga të dy palët dhe de-eskalimi duhet të bëhet nga të dyja palët. Këtë shpresoj, jam optimist se mendjet e ftohta do të mbizotërojnë. Kam parë në Beograd dhe këtu se të gjithë janë për eskalim të situatës. Por duhet t’i përmbahemi procesit të drejtuar nga BE dhe ndihmuar nga SHBA. Jam i sigurt se do të arrijmë atje por ende nuk kemi arritur”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit