Rutte gjatë një fjalimi në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), tha se pret nga Vuçiq që të identifikojë përgjegjësit për incidentet e ndodhura disa vite më parë në dy raste të veçanta, për të cilat, sipas tij, presidenti ka premtuar zgjidhje të plotë.
“Kam një marrëdhënie personale me presidentin Aleksandar Vuçiq. Njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai që të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë, dhe kjo për dy çështje. Për të dyja ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë”, deklaroi Rutte.






