16.6 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Rutte: Mbrëmë treguam se jemi në gjendje të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se mbrëmë kanë treguar se janë në gjendje të mbrojnë çdo centimetër të territorit të shteteve të NATO-s.

Ai këtë e ka thënë në një reagim mbi shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga disa dronë me orgjinë ruse, të cilët janë rrëzuar.

“Mbrëmë treguam se jemi në gjendje të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, përfshirë hapësirën e saj ajrore”, tha Rutte në reagimin e tij.

Ai i ka bërë thirrje presidentin rus të ndal luftën në Ukrainë.

“Për Putinin, mesazhi im është i qartë: ndaloni luftën në Ukrainë, ndaloni përshkallëzimin e luftës, të cilën ai tani po e ngre në thelb mbi civilët e pafajshëm dhe infrastrukturën civile, dhe ndaloni shkeljen e hapësirës ajrore aleate. Dijeni se ne jemi të gatshëm, se jemi vigjilentë dhe se do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, ka deklaruar Rutte.

Polonia ka thënë se 19 dronë shkelen hapësirën e saj ajrore, kur tre nga ta janë rrëzuar .

Për këtë kanë reaguar krerët e vendeve të BE-së, ndërsa Rusia ka mohuar se dronët kanë qenë të tyre.

Të ngjashme

Të fundit