8.6 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Rutte mbërrin në Prishtinë, pritet nga Presidentja Osmani

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. 

Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Rutte do të mbajnë konferencë për media.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, pritet ta shfrytëzojë vizitën e tij në Prishtinë, për të ofruar garanci se kontingjenti evropian brenda misionit të aleancës në Kosovë, KFOR, do të mbetet aty, pavarësisht ndonjë lëvizjeje të forcave ushtarake amerikane.

Kështu thotë Ivan Vejvoda, hulumtues në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, sipas të cilit vizita e Mark Ruttes në Kosovë tani është shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh situatën gjeopolitike, administratën e re amerikane, vazhdimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe “thashethemet – të bazuara ose jo – që Shtetet e Bashkuara janë duke rishqyrtuar pozicionin e tyre në NATO”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit