28.6 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

- Advertisement -

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Aleancës Veriatlantike që po mbahet në Hagë të Holandës.

Me këtë rast, shefi politik i organizatës më të madhe ushtarake në botë dha detaje lidhur me takimin me shefin e qeverisë shqiptare, transmeton Klankosova.tv.

Rute ka thënë se me Ramën ka folur edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen për Ukrainën, e rritjen e shpenzimeve të NATO-s.

“Mirë që u takova përsëri me mikun tim të dashur Edi Rama.Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen tonë të vazhdueshme për #Ukrainën dhe rëndësinë e rritjes së shpenzimeve tona të mbrojtjes për ta mbajtur #NATO-n të fortë”, ka thënë Rutte.

Samiti po mbahet në një kohë shumë sfiduese për sigurinë ndërkombëtare.

 

Të ngjashme

Të fundit