Pas përfundimit të Samitit të organizuar në Londër, për Ukrainën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se u zhvilluan bisedime lidhur me sigurinë. Ai shtoi se vendet europianë janë dakord që të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen, si edhe do të ketë mbështetje të vazhdueshme ndaj Ukrainës.
“Sot në tryezë patëm bisedime të mira. Por ka edhe lajme të reja, si vendet evropiane do të rrisin shpenzimet e mbrojtjes. Nuk ka ende një marrëveshjeje paqeje, por ne duhet të përgatitemi, dhe të sigurohemi që vendet evropiane janë të gatshme të ndihmojnë me garancinë e sigurisë. Aleatët tanë duan të sigurohen që Putini nuk do përpiqet kurrë të sulmojë Ukrainën”, tha ai.
Sa për deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, Rutte u shpreh se: “Unë kam folur shumë herë me Presidentin Trump. Ne kemi punuar tani për tetë vjet së bashku. Natyrisht, tani jemi riangazhuar sërish shumë aktivisht dhe ai është plotësisht i përkushtuar, siç ka thënë shumë herë, ndaj nenit të pestë të NATO-s.
Pra, ju lutem, le të ndalojmë thashethemet rreth asaj që SHBA mund të bëjë ose jo; ata janë në NATO, ata janë të përkushtuar ndaj NATO-s, ata janë të përkushtuar ndaj nenit të pestë, kjo është ajo që ata thonë vazhdimisht”.