8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rusia vendos të kufizojë pjesërisht Facebook-un

- Advertisement -

Qeveria ruse ka vendosur sot të kufizojë aksesin e Facebook-ut në vend pasi Ministria ruse e komunikimit akuzoi rrjetin social për censurë të paligjshme.

Në një deklaratë, zyrtarët e ministrisë thanë se Facebook-u kishte kryer shkelje të të drejtave të njeriut dhe ka “shkelur të drejtat dhe liritë e qytetarëve rusë”, pasi sipas tyre, dyshohet se të enjten shtypi disa media ruse në platformën e tij, shkruan CNN.

CNN raporton se ka tentuar të marrë një koment nga Facebook për këtë, por që nuk kanë marrë përgjigje.

Sipas kësaj deklarate, lista dyshohet se përfshin llogaritë zyrtare në Facebook të RIA Novosti, Zvezda TV, Lenta.ru dhe Gazeta.ru.

Në deklaratën ruse thuhej se Facebook-u kishte shkelur Ligjin Federal Nr. 272-FZ, një ligj që sipas saj rregullon të drejtat e njeriut dhe të drejtat e qytetarëve rusë.

“Në përputhje me vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me rrjetin social Facebook, duke filluar nga data 25 shkurt 2022, Roskomnadzor, në përputhje me ligjin, merr masa për të kufizuar pjesërisht aksesin”, thuhej në deklaratë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit