Rusia ka testuar një raketë bërthamore. Komandantët e Kremlinit njoftuan për testimin e një rakete balistike Yars.
Videoja e publikuar nga media shtetërore ruse tregoi se arma prej 50,000 kg, u shkrep nga një transportues i lëvizshëm.
“Në Kozmodromin Shtetëror të Testit Plesetsk, ekuipazhet e Forcave Raketore Yoshkar-Ola kryen një nisje stërvitore luftarake të një rakete balistike ndërkontinentale me bazë të lëvizshme shtytëse të ngurtë PGRK Yars, të pajisur me një kokë lufte të shumëfishtë. Kokat e stërvitjes arritën në zonën e caktuar në terrenin e stërvitjes Kura në Gadishullin Kamchatka. Qëllimi i lëshimit ishte konfirmimi i karakteristikave taktike, teknike dhe fluturuese të sistemit modern të raketave. Të gjitha detyrat e caktuara janë kryer plotësisht”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë ruse.