2.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Rusia pëson humbje turpëruese në Donjeck, pamje nga humbja e një brigade të tërë

- Advertisement -

Rusia ka humbur të gjithë Brigadën e saj elitare 155 të Këmbësorisë në një përpjekje për të kapur qytetin lindor të Ukrainës, Vuhledar, tha zyrtari ukrainas Oleksiy Dmitrashkivsky për Politico.

Ai tha se një numër i madh i ushtarëve rusë, përfshirë stafin komandues, u “shkatërruan” pranë qyteteve Vuhledar dhe Marjinka.

Ai thekson se gjatë përpjekjes për të kapur Vuhledar, rusët humbën 130 pajisje, duke përfshirë 36 tanke. Çdo ditë afër Vuhledarit, rusët humbin 150-300 marinsa, pohon Dmitrashkivsky. Para sulmit, brigada elitare ruse përbëhej nga rreth 5000 ushtarë, të cilët tani janë vrarë, plagosur ose kapur.

Dmitrashkivskiy, një zëdhënës i Distriktit Tavriski të Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha:

“Brigada 155 duhej të përforcohej tri herë. Herën e parë pas Irpinit dhe Bucha-s, herën e dytë kur u mundën në Donetsk. Dhe tani pothuajse e gjithë brigada e tyre u shkatërrua në Vuhledar”.

Ai shtoi se do të dëshironte që “armët nga perëndimi të vinin sa më shpejt, sepse kjo do të na jepte mundësinë jo vetëm të mbrohemi dhe të ruajmë territorin, por edhe t’i dëbojmë përfundimisht”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit