12.4 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

“Rusia, përgjegjëse për vrasjen e 100 civilëve në 4 ditët e fundit”

- Advertisement -

Sulmet ajrore të Rusisë kundër Ukrainës janë përgjegjëse për plagosjen dhe vrasjen e më shumë se 100 civilëve në katër ditët e fundit.

Mes viktimave, sipas shifrave të publikuara nga SHBA, janë edhe të paktën pesë fëmijë.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllin sytë para asaj që po ndodh në Ukrainë,” tha Vedant Patel, zëvendës zëdhënësi kryesor në Departamentin e Shtetit.

Shifrat vijnë në një ditë kur Rusia ka akuzuar SHBA-në se qëndron pas një sulmi me dron në Kremlin, për të cilin ajo pretendon se ishte atentat ndaj Vladimir Putinit.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë se kush qëndron pas incidentit me dron dhe po analizojnë mundësi të ndryshme.

Një dyshim është që të bëhet fjalë për një operacion të rremë nga Rusia ose që një grup ekstrem me simpati për Ukrainën mund të ketë qenë i përfshirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit