2.4 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Rusia paraqet tjetër version të bisedës telefonike në mes të Putinit dhe Bidenit

- Advertisement -

Gjatë bisedës telefonike që kanë zhvilluar të shtunën, presidenti amerikan, Joe Biden, ka kërcënuar atë rus, Vladimir Putin, duke ia bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme për çfarëdo skenari, nëse Rusia vazhdon me planin e saj për pushtimin e Ukrainës.

Siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, Bideni i ka thënë Putinit se pushtimi rus i Ukrainës do të sillte vuajtje e do të dobësonte pozitën e Rusisë. Bideni ia ka tërhequr vërejtjen Putinit se do të ketë çmim të rëndë për Rusinë nëse pushton Ukrainën.

Sipas njoftimit, Bideni “ia ka bërë të qartë Putinit se përderisa SHBA-ja është e fokusuar për t’u angazhuar në diplomaci me aleatët dhe partnerët e saj, është po aq e përgatitur edhe për skenarë të tjerë”.

Në njoftim theksohet se Bideni ka kërkuar nga Putini që të angazhohet në diplomaci e shtensionim të situatës.

Në anën tjetër, Yury Ushakov, këshilltari i presidentit rus, Vladimir Putin, e ka përshkruar bisedën telefonike të liderit rus me atë amerikan, Joe Biden, si “të balancuar” dhe “afariste”, por ka shtuar se SHBA-ja dhe NATO-ja nuk i kanë adresuar shqetësimet kryesore të Rusisë për sigurinë, raporton Koha.

Ushakov ka thënë se biseda zuri vend “në atmosferë të histerisë për pushtimin e supozuar të Ukrainës nga Rusia, nga zyrtarët amerikanë”.

“Histeria ka arritur kulmin”, ka thënë ai.

Sipas Ushakovit, Bideni i ka thënë Putinit se është i përkushtuar për “rrugën diplomatike dhe ka paraqitur një sërë konsideratash se si i sheh adresimin e shumë shqetësimeve të Rusisë”.

Megjithatë, sipas Ushakovit, Putini ka thënë se Perëndimi i ka injoruar shqetësimet kryesore të Rusisë për sigurinë, duke thënë se SHBA-ja dhe aleatët e saj e kanë “fryrë” Ukrainën me armatim të ri dhe kanë inkurajuar provokimet nga forcat ukrainase në rajonin e Donbasit dhe në Krime.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit