Rusia “nuk ka frikë” nga intervista që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dha për mediat e pavarura ruse, sipas një deklarate të zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, sipas CNN
Mbikëqyrësi i mediave ruse, Roskomnadzor, paralajmëroi mediat ruse të dielën kundër transmetimit ose shpërndarjes së intervistës të Zelenskyt.
“Ne nuk kemi frikë,” tha Peskov kur u pyet nga CNN se nga çfarë kishin frikë Rusia ose Roskomnadzor.
“Ne kemi miratuar ligje për censurën dhe është shumë e rëndësishme të mos publikojmë informacione që do të përbënin shkelje të këtyre ligjeve,” shtoi Peskov.
Gjatë kohëve të fundit, Rusia nënshkroi një ligj për censurën, në atë që e quan si përhapje të informacioneve “të rremë”. Në bazë të ligjit, personat që përhapin informacione të rreme do të dënohen deri në 15 vite burg.
Qeveria ruse vazhdon ta cilësojë pushtimin e saj në Ukrainë një operacion special ushtarak.