21.1 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Rusia: Nëse ShBA furnizon Ukrainën me bomba thërrmuese, do të përdorim municione të ngjashme

- Advertisement -

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha  se Moska do të detyrohej të përdorte mjete “të ngjashme” sulmuese nëse Shtetet e Bashkuara do të furnizonin Ukrainën me bomba thërrmuese.Shoigu theksoi se Rusia kishte në posedim municione thërrmuese, por deri më tani nuk i kishte përdorur ato.

Megjithatë, SHBA- ja ka akuzuar më parë Rusinë për përdorimin e municioneve thërrmuese në Ukrainë dhe tha se ata kanë pasur një shkallë dështimi deri në 40%, duke e lënë tokën të mbushur me bomba të pashpërthyera. SHBA njoftoi javën e kaluar se do të furnizonte Ukrainën me municione thërrmuese.

“Në rast se SHBA-të furnizojnë Ukrainën me municione thërrmuese, forcat e armatosura ruse do të detyrohen të përdorin armë të ngjashme kundër forcave të armatosura të Ukrainës si përgjigje”, tha Shoigu. Ai shtoi se ushtria ruse po merrte masa për të mbrojtur trupat e saj nga armë të tilla.

“Duhet të theksohet se Rusia ka në shërbim municione thërrmuese… për të gjitha rastet… Ato janë shumë më efektive se ato amerikane…”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit