Rusia në mënyrë indirekte ka “kërcënuar” Serbinë sa i përket dërgimit të armëve në Ukrainë.
Moska është e bindur se Serbia i kupton rreziqet e rënies së produkteve të saj të kompleksit ushtarako-industrial në duart e Kievit, tha përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference në Moskë.
Sipas saj, Rusia është e bindur se Beogradi zyrtar do të marrë masa efektive në lidhje me këtë çështje, transmeton Telegrafi
Rusia ka marrë parasysh premtimet e presidentit Aleksandar Vuçiq se Serbia do të ndërmarrë hapa për të ndaluar furnizimin e municioneve serbe në Ukrainë.
Moska beson se masat e shpallura do të lejojnë që marrëveshje të tilla të përfundojnë në kohën e duhur.
Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse deklaroi së fundmi se, pavarësisht neutralitetit të deklaruar të Beogradit, fabrikat serbe të mbrojtjes vazhdojnë të furnizojnë municione në Kiev.