Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zahkarova, në një konferencë për media ka kërcënuar Suedinë dhe Finlandën, duke thënë se ato mund të përballen me pasoja ushtarake dhe politike, nëse tentojnë të futen në NATO.
“Natyrisht, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, e cila është kryesisht një aleancë ushtarake siç e kuptoni mirë, do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike, të cilat do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reagimi”, tha Zakharova në një konferencë.