Rusia do të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut për të ofruar ushqim në këmbim me armë.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi për siguri kombëtare të ShBA-së, John Kirby, raporton BBC.
Ai ka thënë se çfarëdo marrëveshje në mes të këtyre dy shteteve për armët do ta shkelte rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Amerika paraprakisht e ka akuzuar Korenë e Veriut për furnizim me armë të ushtrisë ruse në Ukrainë si dhe grupin ushtarak rus, Wagner.
Por që lidhur me këtë Penjani ka bërë një mohim që më parë.