Botë

Rusia i kthen sytë kah Ballkani, i reagon ShBA-së për Bosnjën dhe përmendet Kosova

By GAZETA SCANNER 1

March 11, 2023

Zëdhënsja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova i ka reaguar zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili tha se SHBA-të do të mbështesin integrimin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

Në reagimin e saj, Zakharova i referohet deklarimeve të njëpasnjëshme të Milorad Dodik për ndarje të Republikës Serbe nga Bosnja.

“Neni 3 i Kushtetutës së Dejtonit thotë qartë se Republika Serbe mund të kundërshtojë plotësisht vendimet e institucioneve të Bosnje dhe Hercegovinës, duke përfshirë vendimin përfundimtar dhe (legalisht) detyrues të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës”, tha ajo.

Ajo ka përmendur edhe Kosovën, gjë që ngjall dyshime se Rusia është aktivizuar të pengojë marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë.

“E pabesueshme, Ned, përpiqu të zëvendësosh “BiH” me “Serbinë” dhe “Republika Serbe” me “Kosovë”, “Marrëveshjen e Dejtonit” me “Rezolutën 1244″ dhe do të marrësh diagnozën”, ka shkruar ajo.