7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Rusia humb gjysmën e ushtrisë”, inteligjenca amerikane pretendon se rreth 75 000 rusë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë

- Advertisement -

Një ligjvënëse amerikane pretendon se inteligjenca amerikane ka arritur në përfundimin se ushtria ruse ka humbur rreth gjysmën e trupave në Ukrainë. Inteligjenca amerikane tha se rreth 75 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë, sipas newsweek.

Shifra përbën gati gjysmën e numrit të trupave që Moska ka dërguar në Ukrainë që prej nisjes së të ashtuquajturit operacion special. Ligjvënësja pretendoi gjithashtu se rreth 80% e forcave ruse gjenden të bllokuara ose të lodhura.

Viktimat ushtarake konsiderohen sekrete shtetërore në Rusi. Sipas vlerësimeve të fundit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës CIA, rreth 15.000 ushtarë rusë janë vrarë në luftime.

Nëse shifrat e humbjeve të Rusisë konfirmohen, ato do të përbënin një disfatë të madhe për Rusinë, ndërsa Ukraina çon përpara kundërsulmin me qëllim marrjen e territoreve të pushtuara në jug të Ukrainës, kryesisht të Kersonit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit