12.7 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Rusia, festa “private” e çlirimit/ Moska feston një ditë më pas fitoren kundër nazismit

- Advertisement -

Rusia shënoi këtë të premte 80 vjetorin e fitores së ish Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e dytë botërore me një parade të madhe ushtarake që nuk u ndërpre nga asnjë sulm me drone, i cili ishte i pritshëm nga ushtria Ukrainase.

Presidenti Rus Vladimir Putin, kreu më jetëgjatë I Kremlinit që nga Josef Stalin qëndroi pranë Presidentit Kinezë Xi Jinping dhe dhjetëra liderëve të tjerë botëror përfshirë presidenti Serb Aleksandër Vucic për të ndjekur paradën ushtarake.

Vladimir Putin tha se Rusia nuk do të pranonte kurrë përpjekjet për të nënvlerësuar rolin vendimtar të Bashkimit Sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë Naziste, megjithatë ai shtoi se Moska njeh gjithashtu rolin e luajtur nga aleatët Perëndimor në mposhtjen e Adolf Hitlerit.

“Bashkimi Sovjetik mori përsipër goditjet më të egra dhe të pamëshirshme të armikut. Ne vlerësojmë shumë kontributin e ushtrive aleate, anëtarëve të rezistencës, popullit të guximshëm të Kines dhe të të gjithë atyre që luftuan për një të ardhme paqësore në luftën tone të përbashkët.”

Vladimir Putin tha se Rusia vijon të luftojë për zhdukjen e nazizmit referuar luftës në Ukrainë ndërsa vlerësoi ushtarët e vendit të tij për guximin.

“Rusia ka qenë dhe do të jetë një barrierë e pakapërcyeshme për nazizmin, rusofobinë, antisemitizmin dhe do t’i kundërvihet mizorive të kryera nga përkrahësit e këtyre ideve agresive dhe shkatërruese. E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë. I gjithë vendi, shoqëria dhe populli ynë mbështesin pjesëmarrësit në operacionin special ushtarak në Ukrainë. Ne jemi krenarë për guximin dhe vendosmërinë e tyre, fuqinë e shpirtit, i cili gjithmonë na solli vetëm fitoren.”

Me shume se 11,500 trupa u rreshtuan në sheshin e Kuq këtë të premte në Paradën  e Fitores duke përfshirë 1500 trupa që kanë luftuar në Ukrainë.  Dronët ushtarakë, inovacioni më I madh teknologjik I luftës që Rusia po bën  në Ukrainë u paraqitën po ashtu në këtë parade përfshirë tanket dhe raketat ndërkontinentle Yars të cilat kanë aftësi të mbajnë armë bërthamore.

Ish Bashkimi Sovjetik humbi 27 milionë njerëz në Luftën e dytë botërore, përfshirë miliona trupa në Ukrainë. Megjithatë ky bllok ia doli të shtynte forcat naziste të ktheheshin në Berlin, atje ku Hitleri kreu vetëvrasje dhe Flamuri I Kuq Sovjetik I Fitores u ngrit në vitin 1945.

Të ngjashme

Të fundit