6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Rusia fajëson Perëndimin për trajnimin e armëve të forcave ukrainase

- Advertisement -

Ministria e Jashtme e Rusisë ka dënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe për ndihmën në trajnimin e forcave të armatosura të Ukrainës.

Ata madje e kanë quajtur atë pjesë të “luftës hibride” që po zhvillohet nga vendet e NATO-s kundër Rusisë, shkruan Aljazeera.

Në një konferencë për media, zëdhënësja Maria Zakharova tha se Uashingtoni i kishte ofruar Ukrainës instruktorë që po ndihmonin forcat e Kievit të përdornin sistemet e avancuara të raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë të prodhuar nga SHBA-ja kundër pozicioneve ruse.

Ajo vuri në dukje se raketat, të cilat kanë një rreze më të gjatë dhe janë më të sakta se armët e tjera të artilerisë, po përdoreshin “gjërësisht” nga forcat ukrainase.

Zakharova kritikoi gjithashtu vendimin e Britanisë për të sjellë personelin e shërbimit ukrainas në Mbretërisë së Bashkuar për trajnimin e armëve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit