-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Rusia e konsideron të gjithë tregtinë si një armë, thotë Zelensky

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sapo i ka dërguar kombit videomesazhin e tij të natës, në të cilin ai adreson atë që e quan “shantazh energjetik” të Rusisë kundër Evropës.

Ai thotë se ndërprerja e furnizimit me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, tregon se askush në Evropë nuk mund të shpresojë të mbajë ndonjë bashkëpunim normal ekonomik me Rusinë.

“Rusia e konsideron si armë jo vetëm gazin, por çdo tregti. Ajo thjesht pret momentin kur mund të përdoret një zonë tjetër tregtare”, tha Zelensky.

Zelenskys përshëndeti gjithashtu një marrëveshje me BE-në për të pezulluar detyrimet dhe kuotat mbi eksportet e Ukrainës, duke thënë se Rusia dëshiron të krijojë kaos në tregjet globale, veçanërisht për ushqimin.

Eksportet e Ukrainës do të ndihmojnë në stabilizimin e tregjeve dhe do të mbështesin ekonominë e vendit gjatë krizës, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit