Kthyer në dollarë, kompanisë i është kërkuar që të paguajë gjobë prej 20.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000 dollarësh amerikanë, raporton televizioni BBC.
Edhe pse është njëra nga kompanitë më të pasura në botë, kjo shumë është dukshëm më e lartë se vlera e “Google” prej dy trilionë dollarësh.
Në të vërtetë, gjoba është shumë më e lartë se GDP-ja e tërësishme globale, për të cilën Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se është 110 trilionë dollarë.
Gjoba ka arritur në këtë shifër të jashtëzakonshme për shkak se, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, “Tass”, dënimi dyfishohet për secilën ditë që nuk paguhet.
Sipas kësaj agjencie, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka pranuar se ai “as nuk mund ta shqiptojë këtë numër”, por i bëri thirrje “menaxhmentit të Google që ta ketë vëmendjen”.
Kompania nuk ka komentuar publikisht dhe as nuk i është përgjigjur një kërkese të BBC-së për një deklaratë.
Mediumi rus, RBC, raporton se gjoba ndaj kompanisë amerikane lidhet me kufizim e përmbajtjes së 17 kanaleve të mediave ruse në platformën “YouTube”.