Home Lajme Botë Rusia dhe Trumpi po e shtyjnë Evropën për t’u bërë më e pavarur, thotë Macroni

Rusia dhe Trumpi po e shtyjnë Evropën për t’u bërë më e pavarur, thotë Macroni

0
Rusia dhe Trumpi po e shtyjnë Evropën për t’u bërë më e pavarur, thotë Macroni

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën se pushtimi rus i Ukrainës dhe politikat e homologut të tij amerikan, Donald Trump, po e shtyjnë Evropën për të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj fizike dhe ekonomike.

Macroni i bëri këto komente me të arritur në një takim të udhëheqësve të vendeve të BE-së në Bruksel për të diskutuar rreth marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe fuqizimit të mbrojtjes ushtarake të Evropës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Fillimi i samitit ishte nën hijen e deklaratës së Trumpit, i cili në fundjavë tha se së shpejti do t’u vendosë taksa importeve nga Bashkimi Evropian, pasi kishte urdhëruar masa të ngjashme ndaj mallrave të Kanadasë, Meksikës dhe Kinës.

Udhëheqësit evropianë e paralajmëruan Trumpin kundër fillimit të një lufte tregtare dhe thanë se Bashkimi Evropian do të hakmerret, nëse presidenti amerikan e bën këtë hap.

Macroni tha se politikat e Trumpit janë njëri prej disa faktorëve që po e shtyjnë Bashkimin Evropian për t’u bërë më pak i varur nga të tjerët.

“Pandemia e Covid-it dhe agresioni rus në Ukrainë ishin momente zgjimi” – tha presidenti francez para gazetarëve.

“Ajo që po ndodh mu në këtë moment sot në Ukrainë, ajo që po ndodh gjithashtu tani me zgjedhjet, deklaratat e administratës së re amerikane të presidentit Trump i shtyn evropianët për të qenë më të bashkuar, më aktivë për t’u kundërpërgjigjur rreth temave të sigurisë së tyre kolektive” – shtoi ai.

Sipas presidentit francez, kjo i nënkupton fuqizimin e industrisë së mbrojtjes të Evropës dhe blerjen e më shumë armëve evropiane.

Komentet e Macronit e pasqyruan vizionin e tij për “autonomi strategjike” evropiane. Megjithatë, disa udhëheqës të tjerë theksuan se duan që të vazhdojnë një bashkëpunim të fortë të sigurisë me ShBA-në dhe me anëtarët e tjerë të NATO-s dhe ta vazhdojnë blerjen e armëve amerikane./Nacionale/

Exit mobile version