1.3 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Rusia bombardon Zaporizhzhian, tronditet centrali bërthamor

- Advertisement -

Firma e energjisë bërthamore e Ukrainës ka akuzuar ushtrinë ruse se ka bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe ka goditur objektet e saj të infrastrukturës të paktën 12 herë në mëngjes.

Energoatomi ka thënë se Rusia edhe një herë po “vë në rrezik të gjithë botën”.

Kompania tha në Telegram se lista e pajisjeve të dëmtuara tregonte se sulmuesit “shënjestuan dhe çaktivizuan saktësisht infrastrukturën që ishte e nevojshme për rifillimin e njësisë së 5-të dhe të 6-të të energjisë” dhe rivendosjen e prodhimit të energjisë për nevojat e Ukrainës, shkruan “Al Jazeera”.

Operatori rus i energjisë bërthamore Rosenergoatom ka fajësuar Kievin për granatimet, ndërsa ushtria e  ka quajtur atë një “provokim”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit