1.4 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Rusia bombardon një tjetër spital në Ukrainë, 300 persona nën rrënoja

- Advertisement -

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga lideri çeçen Ramzan Kadyrov, ushtria ruse ka nisur ofensivën ushtarake ndaj fabrikës së çelikut në Azovstal në Mariupol, duke bombarduar zonën përreth.

Si pasojë e bombardimeve është shkatërruar një spital i cili ndodhte pranë fabrikës së çelikut

Pas bombardimeve nën rrënojat e spitalit ndodhen 300 persona, mes tyre edhe dhjetëra fëmijë.

“Fashistët rusë hodhën një bombë të fuqishme në një spital në zonën e çelikut Azovstal. Sipas informacioneve të mia, nën rrënoja janë rreth 300 persona, mes tyre edhe fëmijë. Në pjesën e spitalit që nuk u shkatërrua, kishte të plagosur dhe banorët e Mariupolit fshiheshin me fëmijë, sepse në qytetin e shkatërruar nuk ka ku të fshihet”, ka shkruar një grua në twitter e identifikuar si Taruta.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit